Ismajli dhe menaxhmenti i KEDS-it flasin për furnizim me energji elektrike

ShtimePostuar: 15:04 / 23.04.2018

Ditë më parë kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur në një takim pune udhëheqës dhe drejtues të KEDS-it nga distrikti i Ferizajt.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e bashkëpunimit nëpërmjet institucionit të Komunës së Shtimes, ndërsa të pranishëm në këtë takim morën pjesë Ramadan Ahmeti, drejtor i Distriktit të KEDS-Ferizaj, Rexhep Podvorica, menaxher i departamentit ligjor ne KEDS, Avni Alidemaj, drejtor për Bashkëpunim me Institucione Qeveritare dhe Ekrem Belegu, këshilltar i drejtorit gjeneral në KEDS.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe investimet e KEDS në Shtime, posaçërisht projekti për shtrirjen e rrjetit nëntokësor të kabllove për furnizim me energji elektrike.  /InfoKomuna/