Ismajli e Braathu flasin për zhvillimin e Komunës së Shtimes

ShtimePostuar: 16:11 / 17.05.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Ismajli në fillimi ka përshëndetur ambasadorin si dhe e njoftoi me të arriturat e Komunës së Shtimes.

"Komuna jonë është një komunë shumë e qetë dhe ka një mundësi shumë të mirë të zhvillimit ku dhe transparenca e saj ka ecur shumë mirë. Në vitin e kaluar ka pasur një përparim në biznese ku kjo ka bërë që t’i tërheq shumë investitorët ku besoj shumë se dhe ky vit do të jetë edhe më i mirë', tha ai.

Shefi i OSBE-së, Jan Braathu ka ofruar mbështetjen e misionit që drejton ai për komunën e Shtimes.

"Unë e di që Komuna juaj funksionon shumë mirë dhe e di që keni emërtuar shtatë drejtorë të ri, ku dy prej tyre janë femra dhe se kjo tregon qe ju jeni të gatshëm me ndryshu me kohën. E di se keni bërë shumë për të arritur transparencën. Ne si OSBE me kapacitetin që kemi do të shohim se çfarë mund të bëjmë për ju që t'iu ndihmojmë dhe gjithmonë do të jemi të gatshëm", ka theksuar ai. /InfoKomuna/