Ismajli e informon Kolonelin e KFOR-it për situatën e sigurisë në Shtime

ShtimePostuar: 12:18 / 23.01.2019

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it për Kosovë, kolonel Nicola Perrone dhe stafin e tij.

I pari i Komunës së Shtimes, Ismajli e ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it, Perrone me gjendjen aktuale në komunën e Shtimes, e cila konsiderohet e qetë. Kryetari Ismajli ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e Komunës së Shtimes.

“E falënderoj KFOR’in për angazhimin maksimal që është duke e bërë për garantimin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe veçanërisht në Komunën e Shtimes. Ne si Komunë kemi raporte shume të mira bashkëpunimi me të gjithë përfaqësuesit e KFOR-it, gjithnjë në të mirën e sigurisë së vendit tonë ”- ka thënë kryetari Ismajli.

Gjithashtu kryetari Ismajli, i ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje komandantit të ri z. Perrone, njëkohësisht i uroi që shërbimi ushtarak në Kosovë të jetë mbresëlënës, duke potencuar se qytetarët në Kosovë janë gjithmonë bashkëpunues në aspektin e sigurisë.

Komandanti, kolonel Nicola Perrone, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për pritjen dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it është ruajtja dhe siguria e qytetarëve në bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë edhe komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës dhe FSK-në. /InfoKomuna/
 

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.