Ismajli, pjesë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Regjionale në KE

ShtimePostuar: 12:31 / 27.03.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli në cilësinë e kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 24-të, të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Regjionale në Këshillin e Evropës.

Kongresi dyditor, 27 dhe 28 mars, i cila po mbahet në Strasbourg të Francës, gjatë këtyre punimeve, kryetari Ismajli do të ketë takime me autoritete të larta të kongresit dhe delegacione të shumta të autoriteteve lokale e rajonale të disa shteteve.

Temat kyçe të punimeve të këtij sesioni pranveror janë: E drejta dhe gjithëpërfshirja e gruas në proceset vendimmarrëse, si dhe Sundimi i Ligjit dhe Financat Lokale. /InfoKomuna/