Ismajli uron Policinë në Shtime për përvjetorin e themelimit

ShtimePostuar: 11:08 / 06.09.2018

Kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka mbajt një takim falënderimi me komandantin e Stacionit të Policisë në Shtime, Enver Avdyli dhe rreshterin e PK-së, Nexhmedin Ahmeti, me rastin e përvjetorit të 19-të të themelimit të Policisë së Kosovës.

“Sot me rastin e përvjetorit të 19-të të institucionit tuaj, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj në emër të qytetarëve të komunës së Shtimes për gjithë kontributin gjatë këtyre viteve dhe për punën tuaj profesionale në shërbim të popullit” ka thënë kryetari Ismajli.

Po ashtu komandanti, Enver Avdyli ka falënderuar kryetarin Ismajli për bashkëpunimin dhe u zotua për punë dhe angazhim edhe të mëtutjeshëm në shërbim të të qytetarëve. /InfoKomuna/