KEDS-i nis shtrirjen e rrjetit elektrik tokësor në Shtime

ShtimePostuar: 10:11 / 15.03.2018

Në kuadër të planit dhe dinamikës investive në tërë Kosovën Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji (KEDS) ka nisur projektin e futjes së kabllove tokësore në rrugën "Tahir Sinani" në Shtime, raporton InfoKomuna.

Sipas drejtoreshës Shqipe Rexhaj, investimi është mirëpritur dhe është parë si i nevojshëm nga qytetarët e Shtimes.

“Ky investim është i domosdoshëm dhe i mirë për qytetarët tonë. Janë të mirëseardhur edhe investime të tjera nga KEDS-i të cilat janë shumë të nevojshme për stabilizimin dhe modernizimin e sistemit elektrik për ne”, thotë drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit Urban, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Shtimes Shqipe Rexhaj. /InfoKomuna/