Komuna e Shtimes apet qytetarëve: Shmangeni zjarrvënjet

ShtimePostuar: 14:22 / 06.07.2017

Komuna e Shtimes apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent në shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, të bëjnë lajmërimin dhe alarmimin me kohë si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve eventuale.

Meqë jemi në sezonin e verës dhe supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat rrisin rrezikun për shfaqje dhe përhapje të vrullshme të zjarreve në sipërfaqe të hapura fushore, malore, fushat pas korrje-shirjeve, Komuna e Shtimes apelon  te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent në shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, të bëjnë lajmërimin dhe alarmimin me kohë si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve eventuale.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të pronës dhe ambientit , NJPZSH, bën këtë:

Apel për qytetarët

Jemi në sezonin e verës dhe supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat rrisin rrezikun për shfaqje dhe përhapje të vrullshme të zjarreve në sipërfaqe të hapura fushore, malore, fushat pas korrje-shirjeve, ambiente të pikniqeve etj, prandaj APELOJMË te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent në shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, të bëjnë lajmërimin dhe alarmimin me kohë si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve eventuale.

Informimin mund ta bëni në:

-Qendrën Operative Emergjente 112, Prishtinë, përmes numrit të integruar emergjent 112 ( pa prfiks, nga cilado pjesë e komunës sonë, pa pagesë );

– Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Nr. telefoni fiks 0290/389/092;

– Policinë e Kosovës, Nr. telefoni 192 dhe Stacionin e Policisë-Shtime, Nr. tel. 0290/389/008.

Zjarrvëniet e qëllimshme si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.