Komuna e Shtimes sërish përfituese e Grantit të Performancës

ShtimePostuar: 12:20 / 30.08.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, është informuar nga Komisioni i Grantit të Performancës për kualifikimin e komunës për marrjen e Grantit të Performancës për vitin 2017.

Me këtë rast kryetari Ismajli, ka përshëndetur dhe ka falënderuar Komisionin e Grantit të Performancës

“Në emër të institucionit të Komunës së Shtimes, në emër të qytetarëve të komunës së Shtimes përshëndes dhe falenderoi Komisionin e Grantit të Performancës, kënaqësi që komuna jonë është kualifikuar sërish për marrjen e Grantit të Performancës, falë përmbushushjes së kushteve të cilat përfshijnë: I) Nënshkrimin e marrëveshjes së pjesëmarrjes trepalëshe; II) Marrjen e opinionit të pamodifikuar me theksim të çështjes nga Auditori; dhe III) Të kemi shpenzuar 75% ose më shumë të buxhetit të investimeve kapitale.

Jemi zotuar që të jemi pranë qytetarëve dhe do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët në komunën tone”.

Rezultati i përgjithshëm i performancës së komunës sonë është 59 pikë, ka njoftuar stafi i MAPL-së dhe i projektit DEMOS. /InfoKomuna/