Komuna e Shtimes shënon Ditën e çlirimit

ShtimePostuar: 13:49 / 12.06.2019

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të komunës së Shtimes, kanë nisur aktivitetet për shënimin e kësaj dite të rëndësishme duke filluar me një seancë solemne të Kuvendit të Komunës së Shtimes.

Kryesuesja e Kuvendit, Medina Brahaj, në hapje të kësaj mbledhje festive, i përshëndeti dhe uroi 20-Vjetorin - Ditën e Çlirimit të Komunës së Shtimes, asamblistëve, anëtarëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të UÇK-së dhe gjithë të pranishmëve.

Ndërkaq, në vazhdim fjalën e mori, kryetari i Komunës, Naim Ismajli, i cili tha se “sot njëzet vite pas, po festojmë ditën më të rëndësishme, e cila bëri kthesë në historinë e Kosovës. Kjo është dita ku përfundon robëria e qytetarëve të Kosovës dhe dita ku agoi lira për gjithë qytetarët tanë".

Ai në përfundim të fjalimit të tij, uroi gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit.

Ndërkaq, për historikun e triumfimit të UÇK-së në qytetin e Shtimes, foli ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjenerali Shukri Buja, i cili tha se “sot kemi përvjetorin jubilar të çlirimit të komunës së Shtimes, i cili na kthen në ditët e rënda të luftës...".

"Do të kujtojë betejën e ashpër para çlirimit të qytetit. Është një betejë që zgjati për 36 ditë, vetëm në territorin e përgjegjësisë së Komandës të Brigadës 161 'Ahmet Kaçiku', të cilët u ndihmuan nga njësitet operative të Zonës...", theksoi ai.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë kanë vazhduar aktivitetet me vendosjen e buqetave me lule tek Varrezat e Dëshmorëve në Shtime dhe Mollopolc, pastaj në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe në Rancë. Mandej, Orkestra Frymore “Çesk Zadeja” ka marshuar nga Sheshi i Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime deri te Muzeu i Qytetit.

Në mesditë, është hapur Panairi i Prodhimeve Bujqësore në Sheshin “Ahmet Shtimja”, i cili është vizituar nga qindra qytetarë.

Për nder të Ditës së Çlirimit, në ora 18:00 do të mbahet një koncert kulturo-artistik në Sheshin “Ahmet Shtimja”. /InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.