Komuna u ofron mbështetje zjarrfikësve në Shtime

ShtimePostuar: 11:26 / 16.03.2018

Drejtori i Drejtorisë se Shërbimeve Publike në Shtime Halil Halili sot vizitoi Njësinë e Zjarrfikësve në këtë komunë. Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballen zjarrfikësit e Shtimes, si një shërbim emergjent i domosdoshëm, raporton InfoKomuna.

Drejtori vuri në dukje misionin human që kanë dhe punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.

Drejtori konfirmoi mbështetjen për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se do të angazhohet për përmbushjen e nevojave të tyre. /InfoKomuna/