Kryetari Ismajli dhe Policia flasin për sigurinë në Shtime

ShtimePostuar: 11:31 / 17.01.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, priti në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës nga Ferizaj të udhëhequr nga drejtori kolonel, Gazmend Hoxha.

Drejtori Hoxha uroi për mandatin e radhës, kryetarin Ismajli.

Zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar në çdo segment me institucionin e komunës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunes së Shtimes. /InfoKomuna/