Kryetari Ismajli informon KFOR-in për sigurinë në Shtime

ShtimePostuar: 15:37 / 11.09.2017

Kryetari Ismajli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me komandantin e LMT-së në Shtime, kapitenin Rahman Fatih Yilmaz.

Kryetari Naim Ismajli këta të fundit i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, lidhur me situaten e sigurisë në komunën e Shtimes si dhe i ka falenderuar për bashkëpunimin e mirë që kanë, transmeton InfoKomuna.

“Komuna e Shtimes mbetet një ndër komuna më të qeta dhe stabile sa i përket sigurisë”
Komandanti i zyrës së LMT-së në Shtime, kapiteni Yilmaz është shprehur falënderues për pritjen e bërë, duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Shtimes është shumë i mirë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen./InfoKomuna/