Kryetari Ismajli ofron përkrahje për sektorin privat në Shtime

ShtimePostuar: 14:58 / 11.05.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli gjatë ditës së sotme ka vizituar kompaninë "DVS Versus" në Shtime, e cila merret me prodhimin e veshmbathjeve të ndryshme, për tregun e Kosovës e më gjerë.

Gjatë vizitës, kryetari Ismajli e uroi pronarin Basri Ademaj me bashkëpunëtorët e tij, dhe shtoi se "ne si Komunë do t'i përkrahim të gjitha kompanitë në të gjitha fushat edhe ato në sektorin privat."

"Kjo është një fushë, në të cilën prodhuesit shqiptarë të veshmbathjeve çdo ditë po shkëlqejnë, me efikasitet të prodhimit në rritje të dukshme. Ne e dimë se barazia Gjinore është përcaktuar si parakusht për integrime evropiane dhe si e tillë kërkon një angazhim më të madh të të gjithë akterëve për gratë në procesin e punës dhe vendimmarrjes", tha Ismajli.

Kryetari i shoqëruar nga pronari i DMS - Versus, kanë parë nga afër procesin e punës.