Kryetari Ismajli përuron ndërtimin e dy rezervoarëve të ujit

ShtimePostuar: 16:08 / 06.10.2017

Projekti për ndërtimin e rezervoarëve të ujit ka vazhduar edhe në fshatin Gllavicë. Rezervoarët që furnizojnë fshatrat e rrafshit me ujë do të kenë dy ndarje të tubacioneve dhe me këtë rast do të ndërtohen dy rezervoare për furnizim me ujë të këtyre fshatrave, njëri me kapacitet 250 m3 dhe tjetri me kapacitet 350 m3, transmeton InfoKomuna.

Në përurimin e punimeve të këtyre rezervoarëve mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli.

Brenda 3 ditëve planifikohet të hapet pusi i ri dhe vendosja e 1200 ujëmatësve digjital. Projekti është hartuar nga Komuna e Shtimes, në vitin 2014, ndërsa implementohet nga CDI.

Nga ky projekt përfitojnë fshatrat Rashincë, Davidovc, Vojnovc, Gjyrkoc, Muzeqinë dhe Gllavicë.