Kryetari Ismajli riorganizon Drjetoritë në Komunën e Shtimes

ShtimePostuar: 13:10 / 04.03.2019

Kryetari Ismajli ka organizuar takim me drejtorët komunalë, ku me këtë rast ka prezantuar emërimin dhe riorganizimin e drejtorive komunale, atyre aktuale dhe dy drejtorive të reja Drejtoria për Inovacion dhe Zhvillim të Projekteve dhe Drejtoria e Prokurimit Publik.

“Për shkak të nevojave dhe shtimit të vëllimit të punëve, ngarkesës së drejtorive të caktuara si dhe për shkak të ndryshimeve ligjore në emërtimin e drejtorive, kam marrë këtë vendim në emërim dhe riorganizim të drejtorive”, tha kryetari Imajli.

Kryetari Ismajli i njoftoi të pranishmit me këtë riorganizim: Drejtoria për Inovacion dhe Zhvillim të Projekteve, të cilën do të udhëheqë drejtoresha Shpresa Tafa, si dhe Drejtoria e Prokurimit Publik, të cilën do ta udhëheqë Muhadin Halili.

Drejtoria për Administratë, Havë Qarri si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Labinot Beqa. /InfoKomuna/