Kryetari Ismajli uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019

ShtimePostuar: 13:30 / 03.09.2018

Në ditën e parë të shkollës, kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli së bashku me drejtorin e DKA-së, z. Mensur Neziri vizituan SH.F. “ Emin Duraku” dhe “ Shkollën e Mesme Profesionale” në Shtime, përcjell InfoKomuna.

Kryetari i Komunës ,z. Naim Ismajli ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor:
“Në këtë ditë të veçantë të fillimit të vitit shkollor shpreh urimet e përzemërta për të gjithë nxënësit tanë e sidomos vogëlushët që për herë të parë hyjnë në rrugën e dijës, ata që janë krenaria dhe shpresa jonë. I uroj dhe inkurajoi nxënësit që të studiojnë më tepër për një të ardhme më të mire, gjithashtu urime mësimdhënësve, prindërve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit! Shpresoj dhe uroj që ky vit shkollor të jetë i suksesshem si për nga dija ashtu dhe nga edukata! Suksese në këtë Vit të Ri Shkollor 2018-2019”.

/InfoKomuna/