Kryetari Ismajli vizitoi stafin në detyrë të QKMF-së në Shtime

ShtimePostuar: 16:36 / 08.04.2020

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar nga nënkryetari Rrahman Jakupi dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Labinot Beqa, kanë vizituar stafin në detyrë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime.

Qëllimi i vizitës ishte interesimi me kushtet e punës të punëtorëve të QKMF-së si dhe falënderimi për punën që po bëjnë mjekë, infermierë dhe i tërë stafi mbështetës, gjatë këtyre ditëve të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Për vizitën e realizuar drejtoresha e QKMF-së, Mirditë Qeriqi, falënderoi kryetarin Ismajli dhe bashkëpunëtorët si dhe në emër të stafit i falënderoi për përkrahjen që po ju ofrohet gjatë këtyre ditëve të vështira shëndetësore. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.