Kryetari me drejtorët diskuton për projektet kapitale në Shtime

ShtimePostuar: 14:52 / 15.05.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka mbajtur takim të rregullt me drejtorët e drejtorive komunale me qëllim të koordinimit të punëve si dhe informimit për aktivitetet e tyre.

Në këtë mbledhje secili drejtor prezantoi aktivitetin e tij si dhe u diskutua gjerësisht gjendja financiare në secilën drejtori, sfidat me të cilat po ballafaqohen ato.

Gjatë takimit u diskutuan për projektet kapitale të cilat kanë mbaruar dhe disa të tjera projekte që janë në përfundim, ku ka edhe projekte të GIZ-it të cilat janë duke i vazhduar.

Komuna e Shtimes ka nënshkruar 20 kontrata të cilat janë në përputhje me ligjin dhe se 90% prej tyre kanë përfunduar.

Kryetari Ismajli i përgëzoi të gjithë drejtorët për të gjitha aktivitetet që kanë bërë në këto ditë dhe tha se "ne duhet që të punojmë të gjithë si një ekip dhe gjithmonë të drejtohemi në drejtoritë përkatëse në mënyre që të kemi sa më shumë rezultate të mira nga ditët që po lëmë pas". /InfoKomuna/