Kuvendi i Shtimes diskuton për gjendjen e pandemisë Covid-19

ShtimePostuar: 14:27 / 14.05.2020

Në Shtëpinë e Kulturës është mbajtur sot mbledhje e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtimes, e kryesuar nga Medina Brahaj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Naim Ismajli.

Gjatë kësaj mbledhjeje u trajtuan katër pika të rendit të ditës:

1. Informatë e përgjithshme mbi gjendjen me Korona Virus në Komunën e Shtimes, për të cilën ka folur kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli;

2. Propozim-Vendim për rritjen e Kulmit Buxhetor, të vitit 2019 nga realizimi i të hyrave vetanake;

3. Propozim-Vendim për ndarjen e të hyrave të bartura nga viti 2019 në vitin 2020;

4. Propozim-Vendim për lirimin nga taksa Komunale për personat juridik. /InfoKomuna/