Let's Do It Kosova në Aksion pastrimi në Shtime

ShtimePostuar: 09:13 / 21.07.2017

Let`s Do It Kosova organizon sot aksion pastrimi në Komunën e Shtimes, me ç`rast do te bëhet pastrimi i lumit `Shtimjana".

Ky aksion do të fillojë në ora 11:00 për te vazhduar më pas, ndërsa organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Shërbimeve Publike në SHtime dhe KRM “Pastrimi”.

Në aksionin e nesërm janë të ftuara të gjitha organizatat lokale që veprojnë në Komunën e Shtimes.

Pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar Shoqata e Peshkatarëve, KVRL, Qendra Rinore, OJQ “PPE”, Rrjeti i Organizatave “Prone” dhe Klubi i Karatesë “Vjosa”.

“Let’s Do It Kosova” edhe më tej u bën thirrje te gjithëve qytetarëve që përveç ruajtjes së mjedisit, të marrin pjesë në aksionet tona.

Po ashtu Let’s Do It Kosova” do të vazhdojë aktivitetet me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për rëndësinë e mjedisit të pastër dhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.