Rinovimi 100 mijë eurosh i Qendrës Rinore në Shtime shkoi huq

ShtimePostuar: 10:51 / 23.11.2017

Pasi ka përfunduar pjesa më e madhe e punës për rinovimin e Qendrës Rinore në Shtime dhe autoritetet lokale kanë hyrë në obligime financiare afro 200 mijë euro, objekti duhet t’i nënshtrohet restaurimit.

Kjo i bie që ai të ndërhyhet sërish, por në një tjetër formë, duke u konsideruar si aset i trashëgimisë kulturore, shkruan Koha Ditore.

Për rinovimin që doli të jetë i jashtëligjshëm, punëkryerësit i janë paguar 50 mijë euro e po aq sa llogariten për punët e kryera nuk janë ekzekutuar. Fiks 189 mijë e 759 euro ka qenë vlera e kontratës.

Hapi i radhës do ta konstatojë nëse 100 mijë euro sa llogaritet kostoja e rinovimit deri në ndërprerje do të shkojnë huq.

Rikthimin e krejt procesit e ka kërkuar Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Ajo që njihet si “Shtëpia e pëshpëritshme” është rinovuar nga Komuna e Shtimes duke llogaritur në buxhetin e Ministrisë së Kulturës.

E tek në shtator të këtij viti institucionet e trashëgimisë kulturore kanë marrë vesh se objekti nuk është duke u trajtuar si aset i trashëgimisë kulturore nga Komuna dhe ndërhyrja në të është bërë në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Tash IKMM-ja e ka marrë përsipër rastin e këtij monumenti.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...