"Mulliri me ujë" zë vendin e parë në festivalin Anibar

ShtimePostuar: 13:49 / 17.08.2017

Nga data14-20 gusht është duke u mbajtur Festivali Internacional i Filmit “Anibar” për çmimin Junior Oscar.

Gara është bërë për filmin më të mirë të shkurtër 10 minutësh në 5 kategori të ndryshme me temën e përshkrimit të veçantive të qyteteve prej nga vijnë pjesëmarrësit.

Nga Komuna e Shtimes në këtë garë kanë marrë pjesë, ShMU “Emin Duraku“ Shtime, me filmin “Mulliri me ujë” i cili zuri vendin e parë, në kategorinë e Filmit Dokumentar, të realizuar nga nxënësit e Kl. IX - të: Albulena Kurti, Nazmi Latifi, Benjamin Thomas, Blinera Hasani, Enrita Rama, Erand Aliu dhe Albesa Nuha. ShF “Emin Duraku” Shtime, ka marrë pjesë me filmin “Motivimi“, i cili zuri vendin e dytë, në kategorinë - Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.

Ky film është realizuar nga nxënësit e Kl. IV-të: Elona , Shkurta dhe Era.
Autor i filmave është Gazmend Ademaj