Ndriçohet rruga në Gjurakoc të Shtimes

ShtimePostuar: 15:13 / 13.12.2017

Nga Programi i EU-së për stabilizimin e komuniteteve III ( EU CSP III ) në Komunën e Shtimes, është nënshkruar marrëveshja në mes të IOM – it dhe komunës për realizimin e projektit ndriçimi publik në zonë të komuniteteve.

Përmes kësaj përfitues është fshati Gjurkoc. Ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 13,191.00 euro, Komuna e Shtimes në këtë projekt participon me 2,640 euro./InfoKomuna/