Në Shtime shpërndahen llaktofrizë për fermerët

ShtimePostuar: 09:16 / 11.05.2018

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Fitim Hoxha, zyrtari për bujqësi, Bashkim Ahmeti dhe zyrtarë të organizatës së IADK-së bënë shpërndarjen e 3 llaktofrizëve për fermerët përfitues.

Ky donacion është dhënë nga Komuna e Shtimes në bashkëpunim me organizatën IADK, transmeton InfoKomun.

Përfituesit e këtyre llaktofrizëve ishin fermerët, Florim Dugolli, Halil Ademaj dhe Xhevdet Jashari.

Drejtori Fitim Hoxha zotohet se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organizatat bujqësore për të ndihmuar fermerët dhe bujqit e komunës së Shtimes. /InfoKomuna/