Nis asfaltimi i rrugëve në fshatin Godancë të Shtimes

ShtimePostuar: 16:50 / 04.09.2018

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në Godancë-Shtime. Punimet janë duke u kryer nga kompania “Ardhmëria”, ndërsa, çmimi total i asfaltimit të këtyre rrugëve është 60.735.59€.

Si rezultat i punës së vazhdueshme të Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadaster dhe Gjeodezi në shërbim të qytetarëve drejtoresha Shqipe Rexhaj, ka parë nga afër punimet ku ka filluar asfaltimi i rrugës.

Dhe kështu Komuna e Shtimes është duke punuar që t’i minimizojë problemet e infrastrukturës rrugore. /InfoKomuna/