Nis pastrimi i rrugëve dhe trotuareve në Shtime

ShtimePostuar: 16:06 / 11.04.2019

Komuna e Shtimes njofton se ka nisur pastrimi dhe largimi i dheut nga trotuari përgjatë rrugës “Uilliam Uoker”, projekt ky trevjeçar, i cili do të vazhdon edhe në rrugët tjera.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Halil Halili, ky projekt për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve ka nisur fillimisht në rrugën “Uilliam Uoker”, në Shtime, i cili aktualisht është duke vazhduar pastrimi nga dheu edhe në rrugën “Anton Çetta”.

Ai bënë të ditur se ky projekt është trevjeçar dhe në ditët në vazhdim pritet të pastrohet edhe rruga kryesore e qytetit të Shtimes, mandej rrugët dhe trotuaret tjera aty ku është nevoja.

Projekti në fjalë, është mirëpritur nga banorët e lagjeve ngase ka lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër trotuar. /InfoKomuna/