Përurohen tri kabinete në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime

ShtimePostuar: 12:27 / 01.02.2018

Në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime është bërë përurimi i tri kabineteve: punëtoritë mekanike të elektros, makinerisë, si dhe kabinetin e teknologjisë informative, donacion ky nga KFOR-i turk.

Në solemnitetin e organizuar për këtë rast kanë marrë pjesë Kryetari i Komunes së Shtimes Naim Ismajli, Komandanti i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Koloneli Cem Sinan Barim, drejtori i DKA-së, Hajrullah Ademaj, komandanti i policisë, përfaqësues të institucioneve tjera në Shtime dhe mysafirë të tjerë.

Kryetari Ismajli tha se sot janë mbledhur së bashku në këtë ngjarje të rëndësishme të Shkollës së Mesme Profesionale,

"Më lejoni që në emër të gjithë juve, të falenderoj Kolonelin Barim dhe KFOR-in Turk, për këtë projekt që po realizojmë sot në shkollën tonë. Vlerën e këtij projekti që sot e kemi mbi 30 mijë euro, si dhe shumë projekte tjera të cilat kanë vlera të ndryshme, nuk do ti vlerësoja vetëm në vlera monetare, por kanë vlera tjera më të fuqishme në komunikim dhe rrespektit reciprok që kemi", theksoi ai.

"Pra ky projekt ka një benefit si për mësimdhënësit po ashtu edhe për nxënësit, për t’i lehtësuar punën e tyre praktike dhe mundësinë e realizimit të shumë proceseve në të tri kabinetet".

"Ne si komunë do vazhdojmë edhe më tutje, në realizimin e sa më shumë projekteve të cilat kanë vlerë në mësidhënie dhe mësimnxënie, duke synuar të rrisim cilësinë në të gjitha shkollat tona", shtoi ai.

Koloneli Cem Sinan Barim, falenderoi Kryetarin Ismajli për bashkëpunimin, i uroi edhe të pranishmit me këtë rast, shtoi se ndihet i lumtur për këtë kontribut dhe donacion nga KFOR-i Turk, dhe se nuk do të ndalemi edhe me projekte tjera.

Drejtori i Shkollës Profesionale Ilir Haxhiu, mbajti një fjalim falenderues. Në fund të fjalimeve vizituan së bashku kabinetet. /InfoKomuna/

PodujevëKomente: 0 Podujeva bëhet me spital të ri 12:11 / 24.05.2018 Qytetarët e komunës së Podujevës tani e tutje do mund të marrin shërbime mjekësore në spitalin e këtij qyteti. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Veliu në llogarinë e tij në ‘Facebook’.