Platforma digjitale në shkollat e Shtimes afër realizimit

ShtimePostuar: 12:15 / 28.08.2018

Gjatë ditës së hënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Mensur Neziri ka vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, ku ai është pritur nga drejtori i kësaj shkolle, Rexhep Hasani.

Hasani ka prezantuar para gjithë punën që do të kryej Platforma Digjitale në shkollat e Komunës së Shtimes.

Neziri tha se DKA në Shtime, këtë vit shkollor do të fillojë implementimin e E-Shkollës në dy shkollat e nivelit të mesëm të AP. Për më tepër E-shkolla synon të mbulojë çdo kërkesë të të gjitha palëve relevante të arsimit: DKA, Shkollë, Punëtorë, Nxënës, Prindër.Qëllimi i E-Shkollës është Transparenca, Llogaridhënia, Komunikimi dhe Ngrija e Cilësisë në Mësim.

Nga forma më e thjeshtë e tij-INFORMIMI- deri te -DEBATET- që kanë për qëllim Zhvillimi i Institucionit Edukativo Arsimor, ndarja e informacioneve që ka kjo faqe është e dizajnuar në atë mënyrë që të kenë qasje vetëm persona relevantë.

Ndërsa Cilësia në Arsim, pritet të shënojë stadin më të lartë të saj pasi që nëpërmjet kësaj E-shkolle synohet deponimi i njësive mësimore të përpunuara si E-mësime në atë mënyrë që nxënësit të kenë qasje kurdoherë që ata mendojnë se marrin mësimin e duhur. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.