Policia në Shtime nis projektin "Shtatori i sigurt 2018"

ShtimePostuar: 14:18 / 03.10.2018

Projekti “Shtatori i sigurt 2018” në komunën e Shtimes po vazhdon të mbahet, që ka për qëllim aktivizimin e policisë dhe të nxënëseve të shkollave, për të mësuar rregullat dhe zbatimin e tyre në trafik, për ta shtuar sigurinë e qytetarëve por sidomos të fëmijëve, duke ngritur edukimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe gjithashtu duke ngritur kulturën e sjelljes në trafik.

Në zbatimin e këtij projekti janë duke marrë pjesë gjitha shkollat e komunës së Shtimes.

Rreshteri Hasan Hyseni tha se “si çdo vit tjetër po vazhdon projekti “Shtatori i sigurt 2018” duke përfshirë mbajtjen e ligjëratave si dhe pjesën praktike. Mbajtja e ligjëratave është faza e parë të cilën tashmë e kemi përfunduar ku kanë marrë pjesë gjitha klasët e pesta gjithsej 408 nxënës".

"Tani jemi në pjesën praktike ku gjithë atë që e kemi mbajtur në teori do ta praktikojmë me nxënësit të cilët janë të pajisur me uniforma me shkrimin 'POLICIA SHKOLLORE E SHTIMES' uniforma të cilat janë donacion prej Komunës. Me pjesën praktike do të vazhdojmë deri sa të përfshihen gjitha shkollat në të cilat kemi mbajtur ligjërata", tha ai. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.