Procesohen afër 90% e votave, komuna e Shtimes afër balotazhit

ShtimePostuar: 11:53 / 23.10.2017

Nga 88.89 për qind e votave të numëruar në Shtime, tregojnë se kjo komunë do shkojë në balotazh.

Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës ka 38.15 për qind të votave, ndërsa pas tij është kandidati i pavarur, Fatmir Rashiti me 27.23 për qind, transmeton Indeksonline.

Sipas të gjitha gjasave balotazhi do zhvillohet mes këtyre dy kandidatëve./Indeksonline/