Rrugët në Komunën e Shtimes janë të kalueshme

ShtimePostuar: 14:48 / 11.01.2019

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Shtimes, Halil Halili, gjatë ditës ka mbajtur takim me kompaninë e mirëmbajtjes së rrugëve në Shtime, pastërtinë dhe zjarrfikësit, ku tani raportohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Siç njoftohet, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës si dhe operatori ekonomik i kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, janë vazhdimisht në terren në pjesën më të madhe të komunës së Shtimes për pastrimin e rrugëve.

Sipas raportimeve nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe raportimeve nga qytetarët në komunën e Shtimes, paraqesin gjendje të kalueshme në të gjitha rrugët.

Gjendje më e rënduar e rrugëve evidentohet në zonat malore ku ekipet e operatorit janë duke bërë vazhdimisht intervenimet e duhura. /InfoKomuna/