Shërbime shëndetësore dhe sociale për personat pa përkujdesje familjare

ShtimePostuar: 13:36 / 28.07.2017

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) ka hartuar projektin për ofrimin e shërbimeve për personat pa përkujdesje familjare. Për ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore dhe sociale DSHMS ka kontraktuar OJQ "Caritas Kosova", përmes procedurave të rregullta të prokurimit.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ( DSHMS ) ka hartuar projektin për ofrimin e shërbimeve për  personat  pa përkujdesje familjare. Për ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore dhe sociale DSHMS ka kontraktuar OJQ” Caritas Kosova “, përmes procedurave të rregullta të prokurimit.

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetesës të personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuar pa përkujdesje familjare dhe të gjithë të sëmurët e tjerë që për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të kujdesen për mirëqenien e tyre e sidomos në mungesë të kujdesit familjar, duke ju ofruar shërbime bazë për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe përmirësimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale.

Shërbimet sociale përfshijnë përmirësimin e kushteve jetësore në një mjedis të sigurtë dhe të rehatshëm, duke ndihmuar në mbajtjen e higjienës personale dhe të ambientit të brendshëm të shtëpisë te personat e moshuar, të vetmuar pa përkujdesje familjare si dhe mundësi për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet shoqërore përmes kontaktit me ta.

DSHMS-ja përmes QKMF-së dhe QPS-së i ka ofruar operatorit kontraktues: Listën e personave për të cilët kërkohet ofrimi i shërbimeve; Adresën e personave për këtë lloj ndihme; Historinë paraprake shëndetësore dhe sociale për pacientët subjekt të shërbimit; Udhëzime dhe asistencë për vënien e komunikimit me pacientë subjekt të shërbimit.
Mbikqyrjen e zbatimit të projektit do ta bëjë DSHMS-ja.

Projekti për ofrimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake ka filluar të zbatohet nga muaji maj i këtij viti kurse për ofrimin e shërbimeve sociale për persona të moshuar të vetmuar pa përkujdesje familjare ka nis të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2017.
/InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...