Shoqata humanitare “Malteser” sjell ndihma për Insitutin Special në Shtime

ShtimePostuar: 12:12 / 04.10.2017

Për të dytin vit me radhë, shoqata humanitare “Malteser” nga Gjermania ka ndihmuar Kosovën me veshmbathje, inventar, artikuj ushqimore, sanitare dhe të tjera.

Shoqata humanitare Malteser operon në gjithë botën, duke ofruar ndihmë vendeve në nevojë dhe për Kosovën ky është viti i dytë me radhë që kjo shoqatë humanitare sjellë një donacion të tillë. Sigurisht që një donacion i tille është indikator shumë i qartë për marrëdhëniet miqësore që Kosova ka me Gjermaninë, si dhe për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Delegacioni nga Gjermania i përberë nga z. Bernhard Serwuschok – përfaqësues i shoqatës Malteser dhe z.Hetem Misini – bashkatdhetar nga komuna e Lipjanit, janë pritur nga drejtori i Insitutit Special në Shtime (ISSH) z. Xhemajl Dugolli, transmeton RTK.

Donacioni është realizuar në bashkëpunim të Insitutit Special në Shtime dhe shoqatës “Nena Terezë”. Iniciativa për bashkëpunim ka ardhur nga z.Hetem Misini, ndermarrës i sukseshem nga Kosova që jeton dhe punon ne Gjermani, njeherit perfaqësues i partisë politike CDU të zonjës Merkel.

Ai dhe z. Serwuschok kanë siguruar që tashme është vendosur një urë e fortë e bashkepunimit gjatë këtyre dy viteve dhe se ndihmat nuk do te mungojnë as gjatë viteve në vazhdim.

Gjatë qëndrimit të tyre, delegacioni nga Gjermania do të bëjë vizita në disa institucione tjera në Kosovë.