Shtime, nisin punimet në deponinë e mbeturinave inerte

ShtimePostuar: 10:50 / 25.03.2019

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Halil Halili, ka njoftuar qytetarët e komunës së Shtimes për shfrytëzimin e Lokacionit për hedhjen e mbeturinave Inerte sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Komunës, në Zonën Kadastrale - Belinc.

Drejtori Halili, po ashtu ka bërë të ditur se mbikëqyrjen e deponisë do ta bëjë kompania e licencuar për menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe se ky vendim i obligon të gjithë qytetarët dhe bizneset që mbetjet e ngurta të dërgohen në këtë deponi, në rastin tjetër për nevoja të tyre apo të personave të tjerë, jepet leje e veçantë me vendim të Komunës, drejtorisë përkatëse. /InfoKomuna/

IstogKomente: 0 Qeverisja e Istogut mes ngecjeve në shumë fusha 11:50 / 10.06.2019 Gjetjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) gjatë kontrollit të Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) të Komunës së Istogut vitet e kaluara, rezultojnë se nuk kanë qenë fort prioritet i qeverisjes lokale për zbatimin e tyre.
GjilanKomente: 0 Gjilani kërkon nga ATK-ja dhe Policia lirimin e hapësirave komunale 10:44 / 17.06.2019 Qeverisja komunale e Gjilanit është duke kërkuar nga institucionet e tjera që t’ia lirojnë hapësirat komunale, të cilat i shfrytëzojnë për nevoja të tyre, meqë Komuna tashmë ka bërë plane në ato hapësira të realizojë implementimin e projekteve...