Shtimja diskuton Kornizën Afatmesme Buxhetore

ShtimePostuar: 11:44 / 19.05.2018

Drejtorët e drejtorive komunale janë informuar nga ana e nënkryetarit të Komunës, Rrahman Jakupi dhe Zyrtarit Kryesor Financiar, Jetush Rrafshi lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB).

KAB është një dokument i parë që i prinë procesit të hartimit të buxhetit pas pranimit të qarkores së parë buxhetore që lansohet nga Ministria e Financave për çdo vit.

Afati ligjor i aprovimit të KAB komunale është 30 qershori, ndërsa 30 shtatori aprovimi i buxhetit komunal për vitet 2019-2021 në Kuvendin e Komunës. /InfoKomuna/