Shtimja diskuton Kornizën Afatmesme Buxhetore

ShtimePostuar: 16:06 / 25.05.2018

Kryetari i Komunës, Naim Ismajli, ka mbajtur takim me drejtorët e drejtorive komunale me qëllim të diskutimit të dokumentit Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB).

Qëllimi i takimit ishte: konteksti për përgatitjen e buxhetit 2019-2021, parashikimi për implementimin e buxhetit 2018, kriteret e përgjithshme për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019-2021, për të gjitha drejtoritë e organizatës sonë buxhetore e cila ka të bëjë me njoftimin e drejtorive lidhur me hartimin Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAP) për vitet 2019 si dhe vlerësimet e hershme 2020 dhe 2021, që paraqet bazën për hartimin e buxhetit për vitin 2019.

Çështjet që u diskutuan ishin: Konteksti për përgatitjen e buxhetit për 2019-2021, parashikimi për implementimin e buxhetit 2018, kriteret e përgjithshme për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019-2021, programi për investime publike (PIP), sistemi i zhvillimit dhe menaxhimit të buxhetit (SZHMB-BDMS), buxhetimi i përgjegjshëm gjinor (BPGJ).

KAB është një dokument i parë që i prinë procesit të hartimit të buxhetit pas pranimit të qarkores së parë buxhetore që lansohet nga Ministria e Financave për çdo vit.

Afati ligjor i aprovimit të KAB komunale është 30 qershori, ndërsa 30 shtatori aprovimi i buxhetit komunal për vitet 2019-2021 në Kuvendin e Komunës. Duke u bazuar në Nenin 60, pika 60.1 në Ligjin për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) si dhe në qarkoren buxhetore 2019/01 e lëshuar. /InfoKomuna/