Shtimja kompleton Komitetet e Kuvendit Komunal

ShtimePostuar: 09:49 / 29.05.2018

Pas kthimit të vendimit të MAPL-së, dje në Kuvendin Komunal të Shtimes është mbajtur konstituimi i tri Komiteteve, si: Komiteti për Komunitete, ai për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Ambient dhe Shërbime Publike.

Në mbledhjet e mbajtura, për rend dite kishin zgjedhjen e kryesuesit të Komitetit. Në këto takime, prezent ishin të gjithë anëtarët.

Të tri Komitetet arritën të zgjedhin Kryesuesit, me ç ’rast të zgjedhurit u zotuan për punë dhe angazhim në shërbim të qytetarëve.

Mbledhjet e Komiteteve fillimisht u drejtuan nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Medina Brahaj, për tu lënë vend pastaj kryesuesve të Komiteteve të vazhdojnë me punën e tyre.

Kryesuesit e zgjedhur të Komiteteve janë: nga Komiteti per Komunitete, është përzgjedhur Rrahman Kadrija; nga Komiteti për Arsim, Kulture, Rini dhe Sport, Marigona Pajaziti dhe nga Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Ambient dhe Shërbime Publike është zgjedhur Skender Hyseni. /InfoKomuna/