Shtimja me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm

ShtimePostuar: 13:20 / 15.10.2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton se kanë probleme për furnizim me ujë të pijshëm në qytetin e Shtimes.

Siç thuhet në njoftim, çrregullimet e sistemit të furnizimit me ujë janë duke ndodhur për shkak se linja elektrike kryesore e cila furnizon me rrymë pompat e Stacionit kryesor në Shtime, ka defekte serioze.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se që nga java e kaluar kemi probleme serioze për t’u furnizuar me ujë të pijshëm në qytetin e Shtimes dhe vendbanimet përreth.

Çrregullimet e sistemit të furnizimit me ujë janë duke ndodhur për shkak se linja elektrike kryesore e cila furnizon me rrymë pompat e Stacionit kryesor në Shtime, ka defekte serioze.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Njësisë së KEDS -it në Shtime, të cilët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta stabilizuar furnizimin me rrymë të kësaj pjese.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe besojmë që defekti të sanohet sa më shpejt të jetë e mundur!