Shtimja nis trajtimin e qenve endacakë

ShtimePostuar: 16:30 / 16.05.2018

Komuna e Shtimes njofton se këto ditë ka filluar fushata për projektin: Kastrimi, vaksinimi, dehelmetizimi dhe matrikulimi i qenve endacak.

Sipas njoftimit, projekti është duke u realizuar nga Ambulanca veterinare ,,Preventiva” në Rr. K. Kumanova Nr. 4 në Shtime, me pronar Dr. Agim Beqa DMV. Për informata shtesë mund të kontaktoni në këtë numër 044228505.

Gjatë kësaj periudhe kohore të implementimit të projektit janë duke u trajtuar rreth 200 qenë endacak brenda komunës së Shtimes.

Qentë endacakë gjatë kësaj periudhe kohore janë duke u trajtuar me: kastrim, vaksinim, dehelmetizim dhe në fund matrikulim.

Në trajtim të qenve janë duke u marrë për bazë: Patologjitë e tyre, anomalit, agresiviteti i tyre dhe sëmundjet infektive.

Preparatet e përdorura tek qentë endacak janë: Rabikal kundër sëmundjes së tërbimit (Rabies-it), Helmidon tableta (Prazicuantel dhe Pyrantel) kundër endoparazitëve, dhe në fund është duke u bërë kastrimi dhe matrikulimi i qenve endacak.

Anestezioni që është përdor gjatë trajtimit të qenve ka qenë me: Keta-xyl 0.5-1 ml/10kg dhe xylazin.

"Nga të dhënat që kemi rezulton se projekti është duke u realizuar në tërësi për këtë vit në kushte dhe rrethana të caktuara, afërsisht rreth 200 qenë endacak janë duke u trajtuar", thuhet në njoftimin e komunës. /InfoKomuna/