Shtimja nis vizitat sistematike në shkolla

ShtimePostuar: 12:08 / 26.03.2019

Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë filluar sot me realizimin e vizitave sistematike për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të ulëta të komunës së Shtimes.

Qëllimi i këtyre vizitave është monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve të grup-moshave te caktuara, zbulimi i hershëm i patologjive dhe ndërmarrja e masave për korrigjimin e anomalive.

Këtë vit, vizitat sistematike do të jenë të organizuara në bashkëpunim me dy drejtoritë e Komunës së Shtimes, duke ndihmuar dhe përkrahur nga Komuna e Shtimes dhe QKMF-ja, që ka bërë të mundur që këtë vit të fillojmë me digjitalizimin e vizitave sistematike dhe futjen e të dhënave në kartelat shëndetësore elektronike. /InfoKomuna/