Shtimja shenjëzon rrugët e qytetit

ShtimePostuar: 09:31 / 07.09.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, përmes një postimi, ka njoftuar se janë duke u shenjëzuar rrugët në qytetin e Shtimes.

"Sonte në këto orë të vona, kompania e kontraktuar nga Komuna po kryen punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve.Fotografitë e realizuara tani janë drejtpërdrejtë nga rruga "Tahir Sinani'".

"Punimet po vazhdojnë për shkak që komunikacioni është më pak i ngarkuar gjatë mbrëmjes, dhe kështu jemi zotuar që të jemi në shërbim të qytetarëve, gjithnjë duke përmirësuar kushtet me interes për qytetarët e komunës sonë e me gjerë", ka thënë kryetari Ismajli. /InfoKomuna/