Stacioni i Policisë në Shtime bëhet me objekt të ri

ShtimePostuar: 11:18 / 21.02.2018

Kryetari i Komunës së Shtime, Naim Ismajli, priti në takim Teuta Krasniqi, Zenel Telaku dhe Sami Zeka nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, si dhe komandantin e Stacionit të Policisë, Enver Avdyli.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Shtime Enver Avdyli e njoftoi kryetarin për ecurinë e punimeve dhe shtoi se projekti për objektin e stacionit policor ka qenë i nevojshëm dhe se do të krijojë kushte më të mira për punë dhe kushte për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve.

Ai theksoi se objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshin një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2, ndërsa konsiderohet se vlera e objektit të arrij shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...