Të rinjtë e Shtimes fitojnë grand nga UNICEF

ShtimePostuar: 15:43 / 07.11.2017

Javën e kaluar është mbajtur punëtoria tre ditore “Innovations Lab Kosovo”, e gjashtëmbëdhjeta me radhë nga organizata PEN e përkrahur nga UNICEF.

Në këtë punëtori nga Komuna e Shtimes kanë marrë pjesë dy grupe të rinjëve, ku njëri grup fitoi grandin prej 2000 euro për të realizuar idenë e tyre me projektin që do të zgjas 3 muaj.

Grupi, fitues I grantit përbëhet prej katër të rinjëve: Nazmi Latifi, Erza B. Beqa, Vullnet Rexhepi dhe Albulena S. Kurti.

Idea e tyre ka qenë “Zhvillimi i arteve në komunën e Shtimes“ dhe kishin fatin të jenë fitues në mesin e 10 grupeve të komunave si Ferizaj, Kaçanik, Shtërpce dhe Shtime. Pjesëmarrës në këtë projekt do të jenë 45-50 të rinjë.

Kjo ide është përkrahur edhe nga Komuna e Shtimes konkretisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me qëllim të zhvillimit të kulturës dhe realizimit të ideve dhe projekteve për të rinjtë.