Turizimi mund të zhvillojë komunën e Shtimes

ShtimePostuar: 13:40 / 21.02.2018

Komuna e Shtimes po punon që të krijojë kushte më të mira për të zhvilluar turizmin rural dhe të bëhet më atraktive për turistët.

Sabri Çerkini drejtor për Zhvillim Ekonomik në Shtime, vlerësoi se turizmi rural në këtë komunë ka mundësi të zhvillohet.

“Komuna e Shtimes ka qenë shumë e dëmtuar, ne kemi punuar që të krijojmë kushte më të mirë për të zhvilluar turizmin. Ne kemi Grykën e Carelevës që është një vend i veqant për tursitët”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka edhe disa lokacione ku do të mund të bëhet vend atraktiv për turistët. “Kemi edhe Shpella ku kemi rregulluar infrastrukturën për të shkuar tek ato”, tha ai. Çerkini bëri me dije se do të rregullohen edhe shtigje për biçikleta.