Zyrtari i Komunës së Shtimes arrestohet për korrupsion

ShtimePostuar: 10:47 / 20.02.2019

Policia e Kosovës njofton se dy vjet pasi ka ndodhur rasti ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Shtimes për korrupsion.

Ai dyshohet se në shtatorin e vitit 2017 ia kishte marrë viktimës 1080 euro për një projekt.

Më vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.