Siguria në Viti e qetë dhe stabile

VitiPostuar: 16:15 / 26.04.2018

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është folur për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në këtë komunë. Siguria në Komunën e Vitisë, është cilësuar si e qetë dhe stabile nga Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica.

Ai gjatë këtij takimi ka paraqitur edhe disa të dhëna për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e ndër to bëri me dije se në këtë komunë janë ulur rastet e vjedhjeve për 50%, janë ulur aksidentet e komunikacionit me fatalitet por janë rritur për 3% aksidentet me dëme materiale.

Ndër tjerash ai kërkoi nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë , duke u zotuar se rastet e bashkëpunimit do të trajtohen në fshehtësi. Lipovica tregoi se në Viti, ka pasur edhe 5 raste të konfiskimit të narkotikeve por fatmirësisht në sasi të vogël.

Kurse zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, falënderoi mekanizmat e sigurisë për punën që po e bëjnë në këtë komunë dhe potencoi se Komuna e Vitisë, ka një bashkëpunim të mirë me ta.

Kurse Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, kërkoi që Policia e Kosovës që të shtojë praninë e tyre për shkak të maturantëve.

Imri Emerrlahu, Koordinator i EVSB-së në Viti, përmendi disa shqetësime të përgjithshme që kanë të bëjnë me sigurinë. Gjithashtu në këtë takim Adnan Zenuni, nga Këshilli Lokal i Sigurisë në Bashkësi për Viti, bëri me dije se ata janë përfitues të një donacioni me të cilën parashihet që në një nga shkollat e Vitisë të vendosën kamerat për sigurinë e nxënësve. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...