S’ka ndërhyrje të politikës, KQZ-ja po e zbaton ligjin

Postuar: 09:13 / 13.09.2017

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se 86 kandidatëve u është mohuar e drejta të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për shkak se kanë aktgjykime të plotfuqishme në tre vjetët e fundit.

Ajo ka thënë se KQZ-ja e ka obligim ligjor ta bëjë decertifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka thënë se në këtë proces nuk ka ndërhyrje të politikës dhe se KQZ-ja është duke e zbatuar vetëm ligjin.

Ajo ka treguar se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që zgjedhjet e 22 tetorit të jenë demokratike.

Daka u ka bërë thirrje subjekteve politike që gjatë fushatës zgjedhore të mos përdorin gjuhë denigruese, por të bëjnë fushatë mbi bazën e programeve.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.