400 mijë dollarë donacion për QKMF-në e Skenderajt

SkënderajPostuar: 15:06 / 31.07.2017

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar donacion në vlerë 400 mijë dollarë paisje mjekësore dhe materiale shpenzuese të cilat janë siguruar nga Globus Relief përmes Islamic Relief Kosova, transmeton InfoKomuna.

Paisjet mjekësore dhe materialet tjera shpenzuese janë produkte amerikane që janë sjellë në Skenderaj dhe të cilat do t’i shërbejnë QKMF-së në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi në Skenderaj Ever Gashi ka thënë së këto paisje dhe material janë shumë të nevojshme për QKMF-në në Skenderaj dhe ato do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion. Ai në emër të Komunës së Skenderajt e ka falenderuar Globus Relief dhe Islamic Relief Kosova për ndihmën e ofruar.

Nuk është hera e parë që Islamic Relief Kosova ndihmon në Skenderaj, kjo organizatë ka ndihmuar herë pas here familjet nevojtare, rasti më i freskët është ai i fshatit Morinë ku kjo organizatë ka financuar vesndosjen e gypit kryesor furnizues për ujë të pijëshëm për këtë fshat.

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...