Arrestohen tre hajna në Skenderaj

SkënderajPostuar: 11:41 / 11.12.2018

Hetuesit policorë në Skenderaj, pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore, me datën 10 dhjetor 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tre të dyshuar për rastin e veprës penale ‘vjedhje’.

Arrestimi i të dyshuarve K. V. 18 vjeçar, D. Sh. 18 vjeçar dhe E. H. 18, vjeçar është bërë mbi dyshimet e arsyeshme, ku dyshohet se tre të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes të raportuar një ditë më parë në Skenderaj, me ç’rast tre të dyshuarit në një vendpunishte private kishin vjedhur një sasi të rrjetave të armaturës.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.