Asfaltohen rrugët e lagjes "Miftaraj" në Vitak

SkënderajPostuar: 21:34 / 17.08.2017

Asfaltohen rrugët e lagjes Miftaraj në Vitak.

Komuna e Skenderajt sot ka filluar asfaltimin e rrugëve të lagjeve të fshatit Vitak, raporton InfoKomuna.

Sot janë asfaltuar rrugët dhe rrugicat e lagjes Miftaraj të këtij fshati, ndërsa asfaltimi i rrugëve tjera të lagjeve do të vazhdojë në ditët në vazhdim.

Nënkryetari Nura me këtë rast ka vizituar Vitakun me qëllim të inspektimit të punimeve në këtë projekt.

Ai i ka siguruar banorët se asfaltimi i rrugëve të lagjeve do të vazhdojë derisa të gjitha lagjet e fshatrave të Skenderajt të kenë qasje në rrugë të asfaltuara.